Mungesa e Mirlind Dakut u vëre dhe në ndeshjet që zhvilloi Kombëtarja e Shqipërisë. Sulmuesi mungoi në dy sfidat përballë Andorrës dhe Anglisë. Ai nuk ishte pjesë e grumbullimit për shkak të lëndimit të pësuar. Duket se forma e tij nuk është aspak e mirë duke qenë se mungoi dhe në sfidën e fundit të ekipit të tij.
Rubin Kazan javën e 22 e mbylli me një humbje 4-0, Daku nuk ishte pjesë e lojës. Më herët ai ka pasur një dëmtim dhe qartësimi ka ardhur dhe lrej trajnerit të tij. Rashid Rakhimov, ka vlerësuar formën e sulmuesit shqipëtar dhe ka cilësuar se mungesa e tij vjen për shkak të një dëmtimi. Mundësi për një operacion të mundshëm, kjo shton dyshimet në lidhje me dëmtimin e pësuar.
Aspak një lajm i mirë duke qenë se Daku, është një ndër elementët më të mirë atjë. Sulmuesi ka pasur një sezon fantastik duke shënuar plot 11 fola dhe ka shërbyer gjashtë asiste. Me këtë seri golash ai mban kryesinë si golashënuesi më i mirë i ekipit.

Për shkak të formës së mirë dhe rezultateve në fushë e lojës shumë prej ekipeve atje janë interesuar. Por, problem për të është bërë një transferim drejt një klubi më të madh. Një problem i cili ka prapavijë politike dhe bën që Rubin Kazan të gëzojë dhe një sezon të ardhshëm me Dakun në sulm.
Mungesa e tij vërhet në fushën e lojës për shkak të karakterit luftarak të tij.