Mirlind Daku në listën e më të paguarve në Rusi

Mirlind Daku në listën e më të paguarve në Rusi

Mirlind Daku ka mundur të rinovojë qëndrimin e tij në Rusi. Pavarësisht kërkesave nga klube të ndryshme ai ka zgjedhur që të vazhdojë qëndrimin e tij me Rubin Kazan. Me këtë zgjedhje të tij ai pritet të bëhët ndër më të paguarit në Ligën Ruse të Futbollit.

Qëndrimi I tij në klub do të jetë I kushtëzuar me një kontratë e cila do të jetë deri në 2029. Rinovimi solli njëherësh dhe një pagë shumë më të lartë për të duke qenë se do të fitojë 2.5 milion euro në sezon. Ky duket se është një rrugëtim tepër I sukseshshëm për të duke qenë se më herët kishte vetëm 700 mijë euro në sezon.

Mirlind Daku në listën e më të paguarve në Rusi
Mirlind Daku në listën e më të paguarve në Rusi

Është pikërisht kjo marveshje e cila do e vendosë atë në listën e lojtarëve më të paguar. Aktualisht ai është në top treshen e këtij kampionati sa I përket fitimit që do të sigurojë nga qëndrimi I tij. Jhon Cordoba i Krasnodarit (4 milionë euro) dhe Wilmar Barrios i Zenitit (5 milionë euro) janë dy emërat e tjerë që qëndrojnë në këtë renditje.

Roli I tij në ekip gjatë këtij sezoni normalisht që ka ndikuar në këtë vlerësim. Ai është shndëruar në golashënuesin më të mirë ku ka mundur të shënojë 25 gola dhe 12 asiste gjatë qëndrimit të tij. Daku I cili është vendosur në qëndër të skuadrës është pjesë e projektit që ka ndërtuar drejtuesi teknik dhe në këtë sezon. Një ekip I cili është pretendet për titull dhe vazhdon I sigurt këtë rrugëtim duke qenë më kompetitv.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.