Shqipëria ka marrë fitoren ndaj Letonisë e cila ishte tepër e rëndësishme për shqiponjat. Ekipi në sfiden e tyre të dytë të këtij grumbullimi luajti ndeshjen e cila është e vlefshme për kualifikimet në Botërorin 2026. Fitorja e tyre 1-0 ndaj Letonisë e bën që skuadra shqiptare të bëjë një hap gjigand drejt këtyre kualifikueseve. Kuqezinjtë arritën të zhbllokonin shifrat në minutën e 25, falë Kristjan Asllanit I cili arriti të shënojë nga pika e 11 metërishit.
Por, ekipi duket sikur përjetoi një ngecje më pas. Duke qenë se ishin disa raste të përsëritura për të ndryshuar më tej rezultatin e sfidës por pa mundësinë e tyre për të vazhduar më tej. Bajrami dhe Gjimshiti patën rastin për të shënuar por nuk mund të finalizonin topin në rrjetë. Pra në fund të kësaj sfide ata u ndanë me vetëm një gol të shënuar për të merrituar tre pikë të kësaj sfide.

Një rezultat I cili për vendosjen e Shqipërisë në tabelë merr dhe më shumë rëndësi pas ndeshjes së djeshme mes Serbisë dhe Anglisë. Më shumë optimizën ekziston tashmë në skuadrën shqiptare për të parë të mundur një kualifikim të tyre historik në Botëror. Tashmë në Grupin K, Shqipëria është në vendin e dytë me tetë pikë. Në krye është duke qëndruar Anglia e cila ka 15 pikë të plota. Mundësia e një kualifikimi ekziston duke pasur mundësi që të arrinjë të sigurojnë rezultat pozitiv në udhëtimin e tyre drejt Serbisë. E cila paraqitet dhe ndeshja më e rëndësishme për këtë kualifikim.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.