Lindon Emerllahu dhe Meriton Korenica janë vendosur në listën e dëshirave që klubet amerikane i kërkojnë pjesë të tyre. Lojtarët janë duke sjellë një formë mjaft të mirë me daljen e tyre në Cluj. Kontributi i tyre në klubin rumun është vlerësuar së tepërmi duke u vendosur kështu në listën e dëshirave të disa top klubeve.
Shënderimi i tyre në një pikë të rëndësishme pjesë e klubit rumun, nuk ka si të kalojë pa u vënë re. Media të ndryshme rumune kanë publikuar së fundmi se disa klube të MLS kanë shprehur hapur interesin e tyre.

Meriton Korenica ka qenë një prej tyre i cili ka impresionuar drejtuesit e klubit. Cka tashmë janë vendosur të sigurt për kërkesën e tyre në këtë përforcim. 28 vjecari me një formë mjaft të mirë dhe kualitet të lartë si fizik por dhe teknik është konsideruar pikërisht zgjedhja e duhur. Kalimet e dimrit pritet të jenë pikërisht periudha e duhur për këtë transferim. Dhe pse deri në tani nuk janë lëvizje të zyrtarizuara ende. Mediat rumune e kanë vendosur në qendër të tyre këtë transferim.
Korenica është bashkuar me klubin rumun gjatë veres së kaluar. Kohë në të cilën shërbimi i tij ka qenë me mjaft ndikim në skuadër. Shtatë asiste dhe gjashtë gola në 24 dalje janë pikërisht rezultate mjaft të rëndësishme për të ritheksuar formën e mirë të tij. DC United duket se është ekipi që do të përfitojë shërbimin e tij.



