Luka Modric i dha fund eksperiencës së tij në Real Madrid. Qëndrimi i mesfushorit kroat lër 13 vite atje e pozicionoi në një prej lojtarëve që për kohë ishte larë si një hallkë e rëndësishme. Me plot 28 trofe në këtë ekip ai e mbylli karrierën e tij duke mos marrë përseri një rinovim të kontratës së tij.
Fundi i qëndrimit të tij në Real Madrid nuk duket se do të shënojë dhe fundin e tij të karrierës. Kroati duket se ka një seri ofertash dhe ka një kërkesë e cila vjen prej klubeve jashtë kontinentit. Qëndrimi i tij është i shtyrë dhe nga dëshira e tij lër të qenë në formën e duhur përpara një eventi të rëndësishëm. Ai do të jetë pjesë e Kupës së Botës 2026 me Kroacinë ku kërkon të sjellë një titull.

Aktualisht janë dy klube që kanë gati një ofertë për të Inter Miami dhe Al Nassar. Dy liga krejtësisht të ndryshme pritet të kërkojnë që të përfirojnë për shërbimin e tij. Kjo do e vendosë atë përkrah emërave të rëndësishëm nëse zgjedhja e tij do të jetë kampionati MLS. Ekipi i cili zotëron Cristiano Ronaldon mendohet se do e humbasë shërbimin e tij në këtë sezon. Kjo e vendos atë në mënyrë të qëndrueshme për të kërkuar një lojtar kalibri në skuadër.
Ofertat priten të jenë të bujshme duke qenë se ekipet njihen për to. Janë pikërisht si epiqendra e lojës së shumë prej lojtarëve që përpara mbylljes së karrierës vendosen në këto klube. Mirëpo asgjë nuk është e qartë në lidhje me vendimin që do të ketë Modric.