Luka Modric ka mbyllur një periudhe të gjatë me Real Madird, dhe tashmë është duke u përfolur për një kalim. Kalimi I tij pritet të jetë në Milan por me disa kushte që kroati ka rënën dakort për të nënshkruar. Si fillim legjendja Madrilene ka pranuar se do të jetë e gatshme që të kryejë kalimin e tij me një pagë që do të jetë e reduktuar.
Kalimi I tij në Milan dhe pjesmarrja ende në futbollin aktiv është një shenjë që ai të jetë pjesë e Kupës së Botës 2026. Përfaqësimi I tij me kombëtaren Kroate është kërkesa e tij cka e bën që të jetë dhe për një sezon tjetër aktiv. Marrëveshja e tij dhe pse me një pagë prej 50% më pak është dakortësuar prej tij. Modric pritet të fitojë nga kalimi I tij në Milan 2.5 deri në 3 milion euro në sezon.

Zgjedhja e tij mendohet se do të jetë Milan pasi ai dëshiron që të jetë pjesë e elitës së futbollit. Ndërkohë Milan një ekip që kërkon të rigjenerohet do të kërkojë që të risjellë një tjetër formë të tyre. Kjo pozitë e ka vendosur në një detyrë të rëndësishme. Tërheqja e Modric, është pikërisht një strategji e Tares si drejtor sportive.
Përvoja dhe eksperienca e tij do të jenë një faktor I rëndësishëm në kontributin që ai do të sjellë. 38 vjecari ndahet pas 13 sezonesh me Real Madrid ku ka qenë një titular I padiskutueshëm atje. Vetëm në këtë sezon ai ka qenë pjesë e 38 ndeshjeve duke qenë një titullar I rëndësishëm.