Një kontratë që e mbajti të lidhur legjendën kroate me Los Blancos deri në fund të Botërorit të Klubeve ka përfunduar. Drejtuesit Madrilenë kishin bërë të qartë më herët se ndërpreja e kontratës me Modric do të nodhte pikërisht në këtë sezon. Mesfushori I cili kaloi rreth 13 sezone pjesë e skuadrës tashmë do të jetë larg saj.
Me një karrierë të ngritur në këtë skuadër ai është bërë pjesë e 28 titujve të fituar, ku është dhe lojtari që ka më shumë trofe në historinë e klubit. Ndër lojtarët që ka pasur një mbështetje të jashtë zakonshme, për shkak të formës së tij dhe asaj që përcillte.

Kanë qenë në total 597 dalje të tij me fanellën e Madrid duke shënuar në total një seri prej 43 golash. Modric u nda me ekipin ndoshta jo me një ndeshje që do të donte, pasi ishte një humbje e thellë. Por, ajo që ai investoi në ekip ishte tepër e rëndësishme.
Tashmë, jashtë spanjës në një tjetër kampionat pritet të jetë e ardhmja e tij. Futbollisti kërkon që të jetë pjesë e përfaqësueses së tij Kroate në Kupën e Botës 2026. Kjo dëshirë e tij pritet ta mbajë të lidhur me futbollin dhe për një tjetër sezon. Mundësia është që ai të ketë një qëndrim në Milan. Pjesë e Serisë A duket si një shans më I madh sa I përket transferimit të tij.
Por, nuk është se ska pasur oferta dhe në liga të ndryshme si në Arabi apo dhe në SHBA. Deri më tani asgjë nuk është e qartë për të ardhmen e tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.