Luka Modric tenton edhe një sezon pranë Real Madrid, kroati ka debutuar për madrilenët me një kontratë të vlefshme e cila mbaron në qershorin e 2025, por ai shpreson për një vazhdimësi në ekipin madrilen.
Prioriteti i Modric është që të jetë dhe një sezon në ekipin madrilen ku dhe bsiedimet janë tepër pozitive që të jetë e mundur kjo kërkesë e tij, njëherësh për kroatin ka dhe një seri kërkesash të ndryshme të cilat vijnë prej klubeve të ndryshme ku dëshirojnë që të bëhët pjesë e tyre.
Dëshira e Modric është realizuar duke shënuar një kontratë të re e cila e bën ata pjesë të ekipot për më gjatë deri në qershor të 2026. Ndër kërkesat ai ka vetëm një zgjedhje e cila është ajo e Real Madrid.
Modric ka pasur një sezon fantastik në Real Madrid ku ka mundur të triumfojë në shumë kompeticione të ndryshme dhe të ofrojë shërbimin e tij. Edhe pse 39 vjec dhe në me shumë se 44 ndeshje të luajtura me fanellën e Real Madrid ai shprehet se eshtë optimist për të ardhmen duke e cilësuar Realin si ekipi që do të vazhdojë më tej. Në serinë e ndeshjeve të luajtura ai ka mundur të shënojë katër gola dhe të ketë asistuar në shtatë të tjerë. Korati si një ndër më të mirët në fushë e lojës shpesh ka qenë pjesë e formacioneve të lojës, prezenca e tij te Real në shumë media është komentuar si rritja e moshës mesatare duke qenë se në ekip ka një seri të lojtarëve të rrinj në moshë.