Kroacia ja doli më së miri në përballjen e saj me Republikën Ceke. Në një ndeshje e cila është e velfshme për kualifikueset në Kupën e Botës 2026, ekipi kroat triumfoi. Ata siguruan lehtësisht një fitore që e vendos në rezultatin 5-1. Më i spikaturi në këtë ndeshje padyshim që ishte dhe Luka Modric. Kapiteni i cili ka një angazhim fantastik dhe pse në moshën 39 vjecare arriti të vendosë një rekord , cka e bën që të rruajë rritmin në arenën ndërkombëtare.
Ka qenë pikërisht minuta e 62 ku ai arriti të shënojë golin e tij, i cili ishte i dyti për ekipin. Ai arriti të shënojë tepër saktë duke e vendosur ekipin në epërsi me rezultatin 2-1. Me anë të këtij goli ai arriti të vendosë një tjetër rekord të rëndësishëm personal.

Modric u shndërua në golashënuesin më të vjetër në historinë e kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës. Një rekord i cili më herët është mbajtur nga Edin Dzekon i cili më herët ka luajtur për Bosnjë Hercegovinën. Po ashtu ai është në listë si i nënti në listë si golashënuesi më i vjetër në të gjitha kualifikimet.
Nder të tjera ai shërbeu dhe me një asistim duke e vendosur numërin e 70 pasimeve të sakta që ka kryer ai nga 77 në total. Tashmë 39 vjecari është duke kërkuar që forma e tij të jetë e mirë lër të qenë pjesë e Kupës së Botës. Mesa duket është i vetmi objektiv i tij në përfundim të karrierës së tij në fushën e blertë. Mundësi që është duke e kërkuar në të qenit aktiv dhe këtë sezon.