Epike u bë në rrjet reagimi I Salah në momentin që PSG I skualifikon ata nga Champions League, në fazën e play off-eve për të shkuar në cerekfinale Liverpool nuk mundi të shkojë më tej duke krijuar kështu hije dyshimi në lidhje dhe me pozitën që do të ketë Salah në fund të këtij sezoni. Një kontartë e cila mbyllet në fund të sezonit sjell shumë pikëpyetje në lidhje me sulmuesin e Liverpool I cili po kërkon me ngulm që të mos cilësohet si lojtar I lirë në fund të sezonit por të marrë një mundësi për rinovimin e kontartës.
Deri më tani forma e tij ka qenë tepër e mirë me një seri golash të shënuar ai kryeson listën e pikëve sa I përket titullit për Këpucën e Artë. Një angazhim duke dhënë maksimumin e tij në fushën e lojës I ka dhënë atij mundësinë që të fitojë titullin e ‘’Lojtarit të Muajit’’. Me 27 gola të shënuar në këtë sezon dhe plot 17 asiste ka mundur që të përcaktohet në më të mirët.
Në rrjet faqja zyrtare e Premier Ligës e cilëson atë si një ndër lojtarët më të pamëshirshëm duke I urruar sukses pas titullit të fituar prej tij. Me këtë titull Salah shkon në serinë e shtatë prej tyre të fituara duke thyer rekordet e mëhershe të Kane dhe Aguero. Ai ka mundur që të triumfojë në titujt e fituar duke kaluar rekordet e mëhershme, kjo formë e tij mund ta diktojë qëndrimin e tij në klub duke përcaktuar dhe një ofertë për shumën që kërkohet për egjiptianin, në një sezon ku ka treguar super formën e tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.