Mbyllja e këtij sezoni kalimesh ende nuk e ka shbërë dëshirën e Inter për të sjellë një repart sulmi I cili është shumë më I plotë. Dëshira e tyre është që gjatë janarit të mund të sigurojnë një element të rëndësishëm për sulmin e tyre. Ajo që mendohet të ndodhë është pikërisht një lëvizje nga Lyon, Malick Fofana.
Në këtë sezon dëshira e tyre mbeti Ademola Lookman, por që nuk mund ta sillnin atë në ekip. Tashmë, Fofana është shndëruar në një alternativë për të përforcuar më tej ekipin e tyre. Inter provoi disa herë për të afruar Lookman gjatë kësaj vere madje dhe me oferta disa milionëshe. Por, ishte një kundërshti e hapur nga klubi I tij që nuk e realizoi këtë qëllim të tyre.

Edhe pse nga ana e Lookman pati një seri revoltash duke u larguar nga ekipi në seancat stërvitore, një afrim I tillë nuk ndodhi. Ekipi zikaltër u shty më tej për të bërë një tjetër lëvizje dhe ishte Andy Diouf në mesfushë, I cili kushtoi plot 25 milion euro. Nuk ishte I vetëmi afrim duke qenë se ata vazhduan dhe me një seri emrash të tjerë si: Luis Henrique, Petar Sucic, Ange-Yoan Bonny dhe Manuel Akanji.
Mediat theksojnë se dhe pse Inter bëri disa shpenzime të rëndësishme në këtë sezon kalimesh ende është I gatshëm që të kërkojë një tjetër transferim. Shuma prej 25 milion euro e cila është në dispozicon mendohet se do të shuajë këtë boshllëk të krijuar në repartin ofensiv.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.