Mourinho akuza VAR pas barazimit të parë të Benficës

Mourinho akuza VAR pas barazimit të parë të Benficës

Benfica luajti me një rezultat 1-1 përballë Rio Ave. Ndeshje e cilq u luajt për javën e gjashtë të Superligës së Portugalisë. Në këtë ndeshje erdhi dhe reagimi i Jose Mourinho i cili ishte tepër kritik. Në fjalën e tij u vu re se ai kishte akuza të rënda ndaj VAR. Ndërhyrja e sistemit erdhi në minutën e 60, kur goli j Antonio Silva u anullua për shkak të një shkelje.

Edhe pse pas një goli të mohuar ekipi i Benficës arriri të kalojë në epërsi në minutën e 86. Sudakov u kujdes që të realizonte golin e epërsisë për ekipin e tij. Por, reagimi ishte tepër i shpejtë duke sjellë në minitën e 91 një kunderpërgjigje. Luiz arriti të barazojë rezultatin duke mohuar kështu dhe fitoren e parë për Mourinho në shtëpi. Kjo ishte dhe ndeshja e parë për Mourinho në krye të ekipit që kur morri drejtimin e skuadrës.

Mourinho akuza VAR pas barazimit të parë të Benficës
Mourinho akuza VAR pas barazimit të parë të Benficës

Mjaftoi një gol i mohuar në minutën e 60 që të sillte kështu dhe reagimin e trajnerit portugez. Ai vazhdoi më tej me kritika ndaj gjyqëtarëve dhe deklaroi se është pikërisht një futboll i cili nuk do të duhet të zhvillohet në këtë formë. Kjo sepse VAR nuk u interpretua si duhet prej gjyqëtarëve duke sjellë dhe anulimin e një goli që mund të shndëronte fitoren në ekip.

Njëherësh ai ka bërë dhe një analizë të lojës duke cilësuar se pjesa e parë ka qenë mjaft e mirë. Ndërsa në vazhdim gjatë të dytës ekipi luajti në limitet e tij. Sipas tij në gjendjen e ekipit ndikoi po ashtu dhe mohimi i një goli që mund të kishte sjellë ndryshimin në ekip.