Jose Mourinho i vendosur në drejtimin e Fenerbhaces ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm sa i përket afrimeve. Ai është duke konsideruar Leandro Trossard. Sulmuesi i Arsenalit është në listë për të qenë përforcimi më.i rëndësishëm në klubin turk.
Një arsye që Mourinho është duke bërë këto lëvizje të rëndësishme është, pasi ka pasur largimin e disa lojtarëve kyc nga klubi. Kjo e ka shtyrë portugezin që të ndërmarrë disa hapa galopantë për afrimin e yjeve që ai konsideron.
Mediat e ndryshme angleze raportojnë se Arsenal duket se ka hapur dritën jeshile sa i përket këtij largimi. Kontrata e tij me topcinjtë e londrës është e vlefshme deri në vitin e ardhshëm por e konsiderojnë një mundësi që ai të vendoset jashtë skuadre.

Arsenal është duke e menduar shitjen e tij nëse ofertat që mbrijnë në ekip, janë në përputhje me shumën prej 20 milion euro që ata kërkojnë. Të ndodhur përballë këtij fakti dhe Fenerbhace është duke bërë lëvizjen e tyre për të nënshkruar me sulmuesin.
Në skuadërën e Artetës ai është konsideruar si një opsion i duhur. Pasi ka marrë pjesë në 56 ndeshje dhe ku ka mundur të realizojë dhjetë gola. Ka qenë pikërisht një formë e cila konsiderohet si e mirë, për të basur besimin në skuadër.
Largimi i tij nga klubi e shtyn më tej Artetën të mëndojë për një tjetër prurje të re në ekip. Kjo do e vendosë me qëllim që të shndrojë një sulm sërisht të sigurt.