Trajneri I Fenerbhace është duke sjellë një frymë krejt ndryshe në këtë sezon transferimesh. Jose Mourinho është I vendosur që në këtë dalje ku përfshihet dhe kompeticioni europian do të duhet të ketë një prezantim sa më të mirë. Dështimi I tij në gjashtë daljet e fundit e ka vendosur përballë një përgjegjësie ku do të duhet të thyhet ky mallkim. Ndaj dhe përforcimet që janë duke u kërkuar prezantojnë emra të mëdhenj duke sjellë më shumë shpresë në konkurencën e skuadrës.
Tashmë, në shenjestër të tij është vendosur talenti I rri I Manchester United, Alejandro Garnacho. Sulmuesi argjentinas duket se ka ngjallur interes në Mourinho I cili e konsideron si përforcimin e duhur në krahët. Ndaj dhe për këtë është e rëndësishme që të jetë një tentativë në afrimin e tij. Mediat e ndryshme turke bëjnë me dije se është shprehur interesim në lidhje me këtë përmirësim duke qenë të gatshëm të paguajnë 45 milion euro për transferimin e tij.

Në këtë sezon Garnacho ka marrë pjesë në 58 ndeshje duke arritur të shënojë 11 gola. Forma e 20 vjecarit ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha duke u konsideruar si një talent I cili do të ketë një të ardhme. Por, në angli mendojnë ndryshe duke mos e cilësuar më si një project afatgjatë angazhimin e tij në United. Amorim nuk e ka përfshirë në planin e tij gjatë këtij sezoni të rri cka ka ngjallur kështu interesimin e skuadrave të ndryshme për afrimin e tij. Duket se lufta që do të ketë Mourinho nuk do të jetë tepër e thjeshtë, pasi në interes të tij janë dhe shumë klube të tjera.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.