Jose Mourinho ka bërë një kërkesë specifike ndaj ekipit të tij. Ai i ka kërkuar Fenerbhaces që të bashkohet pranë tyre një ndër sulmuesit e Liverpool. Frederico Chiesa mendohet se do të ketë një transferim në këtë verë drejt ekipit turk. Ka qenë pikërisht ish trajneri i Romës që kërkon që të ketë në ekipin e tij një mundësi alternative sa i përket sulmit. Kjo shton dhe mundësitë e ndryshme taktike që ofrohen për teknikun në ekipin e tij.
Janë pikërisht mediat e ndryshme truke që kanë folur për këtë transferim të mundshëm. Cilësimi si një objektiv kryesor për sezonin e ardhshëm e shndëron në transfertën kryesore të këtij sezoni. 27 vjecari vjen pas suksesit të ekipit të tij në Premier Ligë. Liverpool arriti që të shpallet kampion në ligën angleze. Një medalje për Chiesan i cili rallë shkeli në fushën e lojës gjatë këtij sezoni.

Transferimi i tij në Premier Ligë erdhi prej Serisë A. Ekipi i Juventus e vendosi për këtë largim pasi Liverpool u gjend i gatshëm për të ofruar për të. Në këtë sezon në Angli ai ka bërë vetëm 12 paraqitje në ndeshjen zyrtare. Katër prej të cilave i zhvilloi në Premier Ligë dhe në një total prej 33 minutash në fushën e lojës. Janë vetëm dy gola të shënuar prej tij dhe dy asistime të shënuar me fanellën e Liverpool.
Talenti dhe pse pjesë e ekipit nuk është parë si mënyrë e duhur në qasjen e tij në ekip. Një transfertë shihet si një mundësi ku ai do të ketë më shumë minuta në fushën e lojës për të pasur mundësi të shfaqë formën e tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.