Mourinho me sytë drejt Premier Ligës për përforcim

Mourinho me sytë drejt Premier Ligës për përforcim

Dalja e tyre në europë ka sjellë një kërkesë të vecantë për Mourinho dhe qëllimin e tij që të sjellë një ekip shumë më kompetitv. Kërkesa e tij është që të ketë disa prurje mjaft të rëndësishme që do të shërbejnë në Fenerbahce. Tashmë, ai është zhvendosur drejt Premier Ligës për të bërë përforcimin e tij. Aleksandr Zinchenko, lojtari I Arsenal është konsideruar si opsioni I duhur për të shërbyer në ekipin e Mourinho.

Portugezi ka bërë vlerësimin e tij ku e thekson se mund të jetë I duhuri në ekipin turk. Mbrojtësi ukrainas pritet të shërbejë për të sjellë një repart defensive I cili do të jetë shumë më I plotë. Mourinho në këtë sezon kalimesh ka bërë të mundur sigurimin e shërbimeve dhe të disa lojtarëve të tjerë si: Jhon Duran, Sofyan Amrabat dhe Milan Skriniar. Ndaj dhe për këtë ata besohet se janë të favorizuar për të finalizuar kalimin e tij.

Mourinho me sytë drejt Premier Ligës për përforcim
Mourinho me sytë drejt Premier Ligës për përforcim

Mediat janë ato që e bëjnë shumë më të afërt këtë kalim ku theksojnë se është Fenerbhace e cila ka dorëzuar një ofertë sa I përket mbritjes së mbrojtësit në ekip. Me një vlerë prej 13 milion euro ata besojnë se do të arrijnë të sigurojnë shërbimin e tij në ekip. Lojtari më herët kishte pasur dhe interes nga Milan për afrimin e tij. Por, duket se turiqt janë vendosur shumë më të shpejtë në këto bisedime për të bërë të mundur sigurimin e shërbimit të tij. Ende nuk ka një zyrtarizim të lëvizjes së tij në skuadër.