Mourinho, tjetër qëllim për afrimin e një lojtari

Mourinho, tjetër qëllim për afrimin e një lojtari nga europa

Jose Mourinho një prej trajnerëve i cili ka besimin e shumë lojtarëve është duke sjellë një frymë të re në këtë transferime. Fenerbhace i cili për herë të parë arriti një hap mjaft të rëmdësishëm në kualifikimet e Champions Leagu, kërkon që të sjellë emra të mëdhenj. David Alaba është vendosur nën lupën e Mourinho. Është trajneri i cili i ka premtuar atij një pozitë mjaft të mirë në ekipin turk. Kjo do të shërbejë si një shtysë për lojtarin që në zgjedhjen e tij të ketë klubin turk.

Është Mourinho i cili ka vleresuar lojtarin dhe ka zhvilluar një takim personal me mbrojtësin austriak. Një vend në formacion si titullar në këtë sezon pritet të jetë shërbimi që ai mund të ketë kërkuar. Por, dhe pse tunduese kjo ofertë e tij duket se ka hasur një qëndrim mjaft të prerë të Alaba.

Mourinho, tjetër qëllim për afrimin e një lojtari nga europa
Mourinho, tjetër qëllim për afrimin e një lojtari nga europa

Ai është shprehur se nuk dëshiron që të jetë larg skuadrës dhe të zhvendoset nga Spanja. Është pikërisht një vendim që ai ka ndermarë duke vazhduar rrugëtimin e tij në Real Madrid. Dhe pse deri më tani ai nuk ka pasur një qëndrueshmëri në formacion si titullar. Në këtë sezon që lamë pas ai është vendosur drejt një pozite shumë të pafavorshme. Me vetëm 599 minuta në 14 ndeshje e bën që të jetë në pikëpyetje qëndrimi i tij.

Edhe pse në transferimin e tij ai është vendosur mes një serie prezantimi tepër të bujshëm. Në 2021 ai është bashkuar si lojtar i lirë pas eksperiencës që ai kishte kaluar në Bundesligë. Edhe pse i vendosur jashtë një plani për të qenë titullar në këtë sezon nga Alonso, ai ka zgjedhur të refuzojë Mourinho.