Muani, pamundësia e qëndrimit në Juventus, ekipet pas tij

Muani, pamundësia e qëndrimit në Juventus ekipet pas tij

Kolo Muani ka treguar në këtë sezon se qëndrimi i tij në Juventus ka qenë mjaft i mirë. Një sukses i tij i cili vjen pikërisht pas një periudhe mjaft të vështire të hasur në PSG. Muani i cili u bashkua në formë huazimi gjatë janarit me skuadrën e Juventus ka mundur të ofrojë atje një përfaqësim mjaft dinjitoz. Kujtojmë se në PSG ai nuk kishte më besimin e Enrique dhe nuk kishte minutat e kërkuara në klub. Kështu që një transferim ai e ka konsideruar likërisht si lëvizjen që kishte kërkuar prej kohësh.

Huazimi i tij në zonja e vjetër nuk përmbante një marveshje blerje. Një formë mjaft e mirë e tij atje padyshim që ka tërhequr vëmëndjen e shumë klubeve të mëdha europiane që kërkojnë të sigurojnë shërbimin e tij. Ajo që bie në sy tashmë është se ekipe nga Premier Liga kanë shprehur interesin e hapur për lojtarin. Manchester United dhe Neëcastle United janë dy skuadrat angleze që e kanë vendosur në plan të larë prurjen e tij në ekipet e tyre. Tashmë, janë pikërisht këto dy ekipe që janë duke ndjekur nga afër formën e tij.

Muani, pamundësia e qëndrimit në Juventus ekipet pas tij
Muani, pamundësia e qëndrimit në Juventus ekipet pas tij

Manchester United e ka hedhur shikimin drejt Muanin i cili është një alternativë mjaft e mirë. Konsiderata ndaj tij ka nisur pikërisht pas tërheqjes së Ekitike. Po ashtu dhe largimi i Isak që ka vendosur në lëvizje ekipin për të siguruar një transferim dinjitoz.

Por, në lojë është dhe interesi i Juventus i cili kërkon të sigurojë shërbimin e lojtarit. Një sezon mjaft i mirë e vendos Juventus të interesuar për të pasur shërbimin e tij në vazhdim.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.