Muharrem Jashari ka rinovuar qëndrimin me ekipin e tij LNZ Cherkasy, kontratë e cila është shoqëruar me një qëndrim tre vjecar. Nga ky rinovim pritet që ai të ketë një mundësi përfitimi shumë më të lartë. I vlerësuar si lojtari më I mirë sezonin e shkuar ai ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në ekipin e tij. Por, kjo nuk ka lënë pas dhe vëmëndjen që kanë shtuar ekipe të ndryshme eruopiane për të siguruar shërbimin e tij.
ASK, Dinamo Kiev, Karpaty Lviv, Polissya Zhytomyr dhe CSKA Sofia ishin disa prej ekipeve që kërkonin shërbimin e tij. Por, nuk mund të finalizonin dëshirën e tyre për të pasur mesfushorin në ekip. Ka qenë dhe dëshira e tij që të vazhdojë qëndrimin e tij në LNZ Cherkasy. Roli I tij si një lider në mesfushë ka ndikuar së tepërmi për të qenë një ndër shtyllat e ekipit.

Jashari do të jetë pjesë e projektit që është krijuar ku do të shërbejë përsëri me të njejtën devotshmëri. Kjo mund të ndikojë dhe në përfaqësimin e tij Kombëtar. Pasi në këtë sezon ai ka qenë pjesë e Kombëtares duke sjellë një formë mjaft të mirë. Falë performancës së tij ka tërhequr interesin e shumë mbështetësve.
Ekipi I tij actual e ka konsideruar tepër të rëndësishëm qëndrimin e tij. Pasi është vlerësuar si pikë e cila ka siguruar suksesin e tyre. Ajo që synohet është që një formë e tillë të jetë ndikuese në vazhdim.