Muller përfundoi me Bayer, Shaqiri rekomandon lojtarin

Muller përfundoi me Bayer, Shaqiri rekomandon lojtarin

Thomas Muller legjenda e Bayern Munich ka mbyllur karrierën e tij me klubin gjerman. Angazhimi I tij prej akademisë dhe deri tani në moshën 35 vjecare e bëjnë atë të jetë një ndër lojtarët e rallë për qëndrimin kaq të gjatë. Ka qenë pikërisht një periudhë ku ai është vendosur për gjatë gjithë historikut të tij të deri tanishëm. Sulmuesi u kthye atje në një pikë kyce në skuadër dhe reference. Tashmë, ai është vendosur larg tyre dhe do të jetë e mundur që të ketë një tjetër eksperiencë.

Muller I cili është shprehur se nuk dëshiron që të heqë dorë nga futbolli është në kërkim të një klubi të rri. Duke qenë se është një ndër lojtarët me më shumë peshë në gjermani nuk ka si të mungojnë gjithashtu dhe ofertat e ndryshme ndaj tij. Deri më tani janë dy opsione që nuk janë zyrtarizuar por që e cojnë atë shumë më larg se futbolli europian.

Muller përfundoi me Bayer, Shaqiri rekomandon lojtarin
Muller përfundoi me Bayer, Shaqiri rekomandon lojtarin

Xherdan Shaqiri në një prej intervistave që ka dhënë së fundmi e ka konfirmuar se ekziston një mundësi sa I përket rekomandimit. I pyetur nëse do e konsideronte dhe e sugjeronte MLS për Muller, ai është shprehur se është totalisht dakort. Majde ai e cilësoj si një kampionat që do të duhej të zgjidhej prej Muller. Kjo për shkak të eksperiencës që ai ka mund të shërbejë mjaft mirë në kontinentin amerikan. Njëherësh ai theksoi se është një kampionat shumë ndryshe duke e vlerësuar dhe qëndirmin e tij atje. Tashmë, edne nuk dihet se si do të jetë zgjedhja e Muller në këtë kalim.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.