Lorenzo Lucca është duke u konsideruar si një mundësi huazimi nga klubi I Napolit gjatë afatit kalimtar të janarit. Klubi e ka konsideruar pikërisht si veprimin e duhur për të sjellë më shumë hapësirë në ekip. Kjo do e lejonte më tej klubin që të sillte në ekip një tjetër mesfushor të rri. Lucca ka pasur një start mjaft të vështirë dhe deri tani ka mundur të shënojë vetëm një gol.
12 ndeshje janë daljet e tij në këtë sezon dhe vetëm katër prej tyre ka mundur t’I startojë si titular. Tashmë, janë dy klube të cilat e kanë konsideruar si të duhurën një lëvizje për të kërkuar shërbimin e tij. Milan dhe Roma mungesën e një aktivizimin dëshirojnë ta kthejnë në favorin e tyre. Kjo do të lehtësonte më tej të dy ekipet për të konsideruar një transferim të tillë.

Milan I cili ka në plan një largim të mundshëm të Santiago Gimenez mund ta shohë si një alternativë mjaft të mundshme një afrim të tillë. Roma në krahun tjetër e cila pritet të ketë dhe përfundimin e huazimit të Evan Ferguzon është duke e parë si një opsion mjaft të vlefshëm për repartin ofensiv.
Lucas I cili është transferuar verën e kaluar në Napoli nga Udinese nuk ka mundur të sigurojë një qëndrim shumë më të gjatë në këtë ekip. Konkurenca mjaft e lartë por njëherësh dhe një formë e tij mjaft e dobët ka ngjallur kështu pikëpyetje të ndryshme sa I përket qëndrimit të tij në ekip.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.