Mungesa e Messit në përballjet e fundit, shkaku

Mungesa e Messit në përballjet e fundit, shkaku

Ylli argjentinas ka munguar në tre përballjet e fundit të ekipit të tij Inter Miami, një mungesë e cila ka shkaktur një humbje në formën e ekipit por jo vetëm, efekte që janë ndjerë gjithashtu dhe sa I përket humbjes së ekipeve që janë ndeshur në aspektin ekonomik. Një stadium I gjithë në pritjen e Messit mesa duket shkakton ndjeshëm probleme ekonomike, tifozët kërkojnë të shohin në fushë yllin Argjentinas.

Pavarësisht se në sfidën e funidt ai ishte pjesë e rezervave dhe më një lojtar më pak ekipi I tij ai nuk u angazhua aspak për të qenë pjesë e lojës. Kjo shihet si një mbrojte që është duke bërë argjentinasi sa I përket formës fizike të tij.

Kjo nuk ka të bëjë aspak me një dëmtim që mund të ketë Messi, por drejtuesi ka zgjedhur që të mos e ngarojë më tej argjentinasin në këtë periudhë të ngjeshur me ndeshje të Inter Miami duke krijuar kështu mundësi që ai të mos të angazhohet në këto përballje. Kalimi I Messit në ekipin e Miami shtoi ndjeshëm numërin e të interesuarve që kërkojnë të shohin lojën e argjentinasit, mungesa e tij nuk është pritur mirë nga vizitat e Miami në ekipe kundërshtare duke qenë se ka prodhuar një kosto të shtuar. Kujtojmë faktin se një prej tyre u detyrua që të kompesonte tifozët e saj të cilët kishin blerë një biletë për të qenë pjesë e lojës së yllit argjentinas. Mesa duket ekipi nuk ka një qartësim se kur do të ketë një rikthim të tij në fushë, fakt që mund të ndodhë dhe në ndeshjen e ardhshme.