Ylli Argjentinas I cili është duke debutuar së fundmi në fundin e karrierës së tij në Inter Miami, është bërë sensacion I ekipit amerikan dhe ka tërhequr vëmendjen drejt futbollit në kontinëntin që nuk është se e ka preferencë të parë.
Interesi I tifozëve për të ndjekur nga afër këtë legjende të futbollit ka qenë tepër I lartë dhe në statistika pjesëmarrja e tifozëve pas angazhimit të Messit në Miami është shumë më e lartë. Houston Dinamo ishte ekipi I parë I cili bëri të mundur dëmshpërblimin e tifozëve që kishin ardhur për të parë ndeshjen, por ylli argjentinas mungoi në këtë përballje. Mërria e tifozëve për një mungesë të tillë u ndje gjatë gjithë lojës dhe mungesa e një informacioni paraprak për mungesën e tij në stadium ngjalli dhe më shumë pakënaqësi duke bërë që stafi drejtues I Dinamo të shihte si ta arsyeshme një kompesim të biletave të tifoëzëve.
Deri më tani në historikun e futbollit nuk është hasur më herët me një ngjarje të tillë dhe fenomeni argjentinas sic ka risjellë deri më tani risi në futboll, ka ndyrshuar dhe qasjen e tifozëve ndaj futbollit, kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo në këtë kampionat që mungesa e Leo Messit krijon këtë agravim në rradhët e tifozëve. Më herët në një mungesë që ka ndodhur në një ndeshje të luajtur në Vancuver, ku përsëri ai mungoi duke mos pasur një informacion paraprak nga klubi I tij bëri që drejtuesit e ekipit të ofronin një seri rimburismesh për tifozët e tyre. Fenomeni argjentinas është duke krijuar një sensacion të rri dhe në kontinentin amerikan ku mbështetja e tifo grupeve është e madhe dhe interesi për të ndjekur atë nga afër është gjithashtu.