Mungesat në kombëtare të pranishme, kualifikimet e Botërorit

Mungesat në kombëtare të pranishme në kualifikueset e Botërorit

Në pragun e kualifikueseve të Botërorit 2026 Kombëtarja Shqiptare është vënë në djeni për disa prej mungesave që mund të ndihen në këtë takim. Elseid Hysja nuk do të jetë pjesë e këtij grupi në dy ndeshjet e para që do të zhvillohen në muajin mars. Dëmtimi I Hysajt e le atë jashtë kësaj sfide, I cili rezultoi të ishte serioz.

Mungesa e Hysajt I cili është një pjesë kyce e ekipit kombëtar mund të ndihet, pavarësisht se shumë aludime në media e cilësuan atë si të kapitulluar nga kombëtarja pas ndeshjeve që ata zhvilluan në Euro 2025. Disa gabme të njëpasnjëshme në takimet kualifikuese e bënë që Hysaj të zinte faqet kryesore të mediave dhe të komenteve sportive. Por, angazhimi nga stafi drejtues I ndeshjeve në vazhdim tregon se forma e tij dhe eksperienca e tij ne kombatare është një pikë kyce dhe referimi për ekipin.

Gjithashtu, për rikthimin e tij ka pasur dhe një pengesë nga Lazio që e sheh të pamundur rikthimin e tij në fushë përpara ndeshjeve të Kombëtares. Për 31-vjecarin kërkohet më shumë kohë për riaftësim dhe të jetë në gjendje optimale për t’u bashkuar në lojë, një dëmtim që do të marrë kohën e tij për rikuperim.

Kujtojmë se dy përballjet e para të kombëtares janë gjatë muajit të ardhshëm ku ata do të përballen me Anglinë më 21 mars ndërsa 3 ditë më pas do të presin Andorrën në shtëpi. Dy ndeshje kyce për këtë nisje që do të jenë dhe një farë përcaktimi I ecurisë së tyre duke treguar se si do të përballjë ekipi formën e deri tanishme në një kompeticion të madh sic është Botërori. Kombëtarja vjen pas kualifikimit të dytë në Europian, tashmë ata janë në kërim të një hapi më të madh dhe të një eventi që e con para drejt qëllimeve më të mëdha.