Muric një formë fantastike, pjesë e formacionit të Javës

Aro Muric shënon përsëri një formë fantastike, pjesë e formacionit të Javës

Arijanet Muric kq mundur të lejë përsëri gjurmë në elitën e futbollit italian. Ai është duke kontribuar për Sassuolon duke sjellë gjjthnjë e më shpesh një formë mjaft të mirë. Portieri i Kombëtares së Kosovës dha një kontribut mjaft të rëndësishëm për ekipin e tij në fitoren që mundi të sigurojë skuadra e tij. Sassuolo këtë fundjavë arriti të sigurojë fitoren e rëndësishme 0-1 ndaj Veronës.

Muric në këtë sfidë arriti të bëjë një seri prej nëntë pritjesh duke marrë një vlerësim me notën maksimale në këtë përballje. 26 vjecari me këtë përgatitje ka mundur dhe një herë të dëshmojë një formë mjaft të mirë të formës së tij. Në këtë nisje sezoni ka mundur të sigurojë përsëri formën më të mirë në lsitën e portierëve që janë duke debutuar në Serinë A.

Aro Muric shënon përsëri një formë fantastike, pjesë e formacionit të Javës
Aro Muric shënon përsëri një formë fantastike, pjesë e formacionit të Javës

Pjesë e mbrojtjes në formacionin e javës është vendosur Ëesley i Romës dhe Dimarco i Inter. Në qënder të mbrojtjes me një vlerësim maksimal ka qenë Kabasele dhe Solet të Udinese. Mesfusha ka sjellë si lojtarë më të mirë Perrone nga Como dhe Moro i Bolonjës. Inter po ashtu përfaqësohej me një lojtar tjetër si Barella.

Sulmi në përbërje të saj si pjesë të formacionit ka Cancellieri i Lazios, Cambiaghi i Bolognës dhe Bonny i Interit. Muric është portieri që ka mundur të sigurojë dhe një herë formën më të mirë këtë Javë të Serisë A.