Muriqi, synon trofeun e parë me Mallorcën

Muriqi, synon trofeun e parë me Mallorcën

Vedat Muriqi falë formës së tij është shndëruar në një prej lojtarëve më të preferuar ate. Ai ka mundur të vendoset në ekip ku falë pasionit dhe përkushtimit ka sjellë rezultat në cdo ndeshje të zhvilluar. Një prej lojtarëve më të pëlqyer në skuadrën spanjolle, ka dëshmuar se mund të sjellë dhe një trofe atje.

Muriqi në aspektin personal është shumë pranë vendosjes së një rekordi të rëndësishëm në skuadrën spanjolle. Ai ka 40 gola në 127 daljet e tij. Duke qenë shumë më pranë një rekordi të cilin e mban në skuadër Samuel Eto’o I cili ka serinë e 70 golave në 162 ndeshje. Muriqi duket se është shumë pranë një rekordi duke pasur kështu vetëm 30 gola diferencë për këtë rekord.

Muriqi, synon trofeun e parë me Mallorcën
Muriqi, synon trofeun e parë me Mallorcën

Sulmuesi I cili u vendos në Mallorca pas huazimit të tij nga Lazio prej sezonit të 2021, ka treguar një formë mjaft të mirë atje. Së fundmi ai ka mundur të rinovojë kontratën e tij të qëndrimit deri në 2029. Cka e bën të gjithë këtë periudhë mjaft të vlefshme për një qëndrim I cili është vlerësuar nga drejtuesit.

Në një intervistë ai është shprehur për të gjithë rrugëtimin e tij. Nga mbritja në Lazio deri në transferimin e tij drejt Mallorcës. Qëndrimi I tij fillestar ishte për katër muaj, por duket se forma e tij e mirë I dha mundësi që të shfaqej në ekip. Ëndërra e tij sa I përket qëndrimit në Mallorca është që të fitojë një trofe me Mallorcën. Detyrë e vështirë në një kampionat ku ndeshet me yjet e futbollit.