Muslija drejt largimit nga Bundesliga, arsyeja

Muslija drejt largimit nga Bundesliga

Florent Muslija, mesfushori dardan është duke kaluar periudhën e tij të fundit në ekipin e SC Freiburg. Ai pritet të transferohet gjatë afatit kalimtar të verës. Janë pikërisht mediat e ndryshme sportive të cilat raportojne për largimin e mesfushorit. Mediat gjermane e përshkruajnë këtë largim si mundësinë e ekipit për një ndryshim. Kjo vjen për shkak se ata nuk kanë gjetur një formë të duhur të lojtarit. Ai nuk ka pasur përshtatjen e duhur dhe mendohet se do të ketë një lëvizje pas aventurës së tij në gjermani

Muslija është bashkuar me ekipin e Freiburg në janar të vitit 2024. Kalimi i tij erdhi prej SC Paderborn. Forma e tij në ligën e dytë në gjrmani ishte mjaft e mirë për të bërë kalimin e tij. Kalimi i tij në Bundesligë nuk ishte në formën më të mirë. Ai nuk u mund të përshtatej më tej në mënyrë të qëndrueshme.

Muslija drejt largimit nga Bundesliga
Muslija drejt largimit nga Bundesliga

Atij ju besua një rol i rëndësishëm në ekip por nuk arriti t’ia dalë. Dalja e tij e fundit daton që prej 3 dhjetorit në Kupën e Gjermanisë. Prej asaj ndeshje Muslija nuk është aktivizuar më. Kjo ka bërë që 26 vjecari të ketë vetëm nëntë ndeshje në paraqitjen e tij. Ai nuk ka mundur që të regjistrojë një gola apo asisitim gjatë daljeve të tij.

Kontrata e tij është e vlefshme deri në 2028, por ekipi e shikon si të pashmangshëm largimin e tij. Futbollisti mendohet se do të largohet gjatë verës. Kjo shihet si një opsion i pashmqngshëm dhe larg mundësisë për një rishikim. Formë e cila nuk ka qenë aspak në kërkesë e ekipit.