Myrto Uzuni arrin të shpëtojë përsëri Austin

Uzuni arrin të shpëtojë përsëri Austin

Myrto Uzuni është rikthyer përsëri si hero në ekipin e Austin FC. Ekipi i cili ishte në përballjen e tij kundër Seattle Sounders arriti të sigurojë një fitore. Austin i cili ishte dhe pritës i kësaj sfide mundi të sigurojë pikërisht një fitore e cila erdhi mes shumë vështirësive. Me rezultatin 2-1 ata mund të siguronin kështu fitoren e tyre në këtë sfidë.

Austin i cili ishte pritës në këtë ndeshjë arriti të marrë tre pikë nga kjo sfidë dhe pse mes shumë vështirësive. Meritë në këtq fitore padiskutim në këtë ndeshje ka Myrto Uzuni. Sulmuesi shqiptar i cili ishte prezent në fushën e lojës që prej fillimit të saj deri në minutën e 96 që mundi të sigurojë dhe golin e parë të kësaj sfide.

Uzuni arrin të shpëtojë përsëri Austin
Uzuni arrin të shpëtojë përsëri Austin

Vendosja e tij në zonë ishte perfekte për të mundur të realizuar golin. Ai arriti të conte topin në rrjetë duke e shndëruar kështu një moment mjaft të rëndësishëm për të gjithë tifozët. Sfidë e cila arriti të zhbllokohej nga barazimi pikërisht në minutat e fundit të saj. Ndaj dhe reagimi ishte i mirëpritur pas një goli të shënuar.

Mbritja e tij në MLS duket se nuk e ka shndëruar formën e mirë të sulmuesit. Nga La Liga ai zgjodhi që të vazhdonte karrierën e tij duku larg. Dhe Austin i cili e siguroi shërbimin e tij si një lojtar që arrin të shënojë, është duke e dëshmuar sukesin e tij. Në 29 ndeshje që ai ka zhvilluar në fanellën e Austin ka mundur të shënojë tetë gola. Cka e bën formën e Uzunit mjaft të mirë dhe e vendos kështu si një lojtar me tepër potencial për të vazhduar më tej shërbimin e tij në ekip.