Myrto Uzuni dhe në këtë fundjavë arriti të luante rolin e heroit për ekipin e tij. Austin I cili zhvilloi ndeshjen e javës së 35 në MLS, në momentin e vështirë pati kontributin e Uzunit. Përballë Siatëllit ekipi arriti të triumfojë me rezultatin 2-1, me një gol I cili erdhi në minutën e 6 shtesë.
Kjo paraqitje ka vënë dhe një herë në fokud formën mjaft të mirë të Myrto Uzunit. Lojtari ka zgjedhur që të vazhdojë kontributin e tij mes një performance mbreslënëse. Ky gol dhe forma në ndeshje e ka vendosur atë në mesin e më të mirëve në MLS. Tashmë, nuk është hera e parë për të që vendoset në mesin e më të mirëve në MLS.

Që prej kalimit të tij në Amerikë ai ka mundur të vendoset tre herë pjesë e formacionit të javës. Kujtojmë se zhvillohet mes një konkurence tepër të madhe ku pjesë e kampionatit janë emra të mëdhenj të futbollit. Ai ka mundur të jetë në stolin e rezervave në një ekip I cili është I mbushur me yje.
Në 11-she janë vendosur emra të ndryshëm si Lionel Mesi dhe Heung-min Son, ndërsa Almiron e Benteke ishin mes sulmuesit shqiptar. Kjo sjell në foksu dhe një herë se Uzuni me kalimin e tij ka dëshmuar se do të vazhdojë të suprizojë dhe të shërbejë për të ndryshuar rezultatin e lojës. Protagonizmi I tij po ndihet gjithnjë e më shumë në ekip ku po shërben në formën më të mirë.



