Nagelsman larg Gjermanisë cfarë pritet të ndodhë

Nagelsman larg Gjermanisë cfarë pritet të ndodhë

Julian Nagelsman ka raportuar më herët se do të qëndrojë në rolin e tij. Trajneri i kombëtares Gjermane i cili ka një kontratë e cila skadon në 2028, ka shprehur të gjithë qartësinë e tij për të vazhduar më tej në kryerjen e kësaj detyre. Plani i tij duket se është mjaft i qartë për të përmbushur më tej marveshjen, cka do i japë kështu më pas zhvendosjen drejt klubeve.

Ish trajneri i disa klubeve si Bayern, Lajpcig dhe Hoffenheim duket se nuk është duke e konsideruar rikthimin në klub. Por, fokusi do të jete pikërisht kombëtarja deri në verën e ardhshme. Edhe pse në klauzolën e tij të lidhur në herët me kombëtaren ishte e përfshirë një klauzolë largimi. Rast që përfshinte dështimin e kombëtares në rast se nuk e realizonte kualifikimin. Është pikërisht hallkë që Gjermania nuk ka mundur ta kalojë fazën e grupeve për tre herë radhazi.

Nagelsman larg Gjermanisë cfarë pritet të ndodhë
Nagelsman larg Gjermanisë cfarë pritet të ndodhë

Nagelsman i cili ka mundur të cojë ekipin drejt cerekfinaleve të Europianit të zhvilluar në 2024 po ashtu dhe në finalen e Ligës së Kombeve beson se nuk ka një pengesë të tillë për të. Gjatë periudhës së drejtimit të tij ka mundur të fitojë serinë e 17 ndeshjeve.

Kjo ka rritur më shumë besimin e tij në drejtim. Njëherësh ka mundur të fitojë dhe besimin e plotë të lojtarëve duke krijuar klimën e duhur për të qenë në formën më të mirë gjatë këtij eventi të rëndësishëm.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.