Naploi arrin të mposhtë Milan, renditet i dyti

Naploi arrin të mposhtë Milan

Napoli I vendit të dytë, ka një detyre të rëndësishme në këtë sezon. Ekipi blu kërkon që të ketë mundësinë e një titulli dhe këtë po e realizon më së miri. Fitorja e tyre ishte përballë Milan, e cila u shndërua në të dytën këtë sezon.

Një sfidë e cila u hap prej vendasve që prej minutës së dytë me një gol të shënuar. Ishte Politano që e coi drejt portës asisin e Di Lorenzo. Epërsia aq e shpejtë e coi ekipin në një besim për treiumf në këtë sfidë. Tashmë, minuta e 19 I gjen ata me një tjetër gol të shënuar nga Lukaku. Pjesa e parë mbyllet në rezultatin e dy golave të shënuar.

Milan pavarësisht tentativave  nuk mund të realizojë. Rikthimi në pjesën e dytë është shumë më intensiv për ekipin kuqezi. Ata synojnë të shkojnë disa herë drejt portës dhe rezultojnë pa fat. Një humbje penalltie në minutën e 69 nga Gimenez e bën që ekipi të humbasë shansin e tij.

Naploi arrin të mposhtë Milan
Naploi arrin të mposhtë Milan

Gjithësesi, ata vazhduan më etj për të synuar një gol I cili erdhi në minutën e 84. Jovic arrin të gjejë portën pas një asis të Hernandez. Sfida u mbyll me rezultatin përfundimtar 2-1. Napoli me këtë sfidë e kthen shtëpinë si një fortesë. Ata janë të pathyeshëm në pesë sfidat e fundit me tre fitore dhe dy barazime.

Milan I cili nuk mund të mbajë dy rezultatet pozitive rikthet pas pushimit pa shumë shpresë. Ata janë jashtë gjashtëshes duke rrezikuar vendin e tyre në europian. Të ndodhur në vendin e nëntë do të kenë më shumë punë ende.