Napoli është duke kërkuar që të krijojë një ekip që është shumë më kompetitiv. Kryesore për ta është që të jenë po aq konkurues, dhe pse tashmë ekipi ka një objektiv të rri në Champions League. Synim i cili e ka shtyrë ekipin që të sjellë një seri përmirsimesh duke sjellë yje të rinj në ekip. Noa Lang i cili luan për PSV Eindhoven është vendosur së fundmj në ekipin italian. Anësori do të jetë një përforcim i duhur lër ekipin italian.
Mediat duket se e kanë konfirmuar këtë kalim dhe pse ende nuk është zyrtarizuar. Mesa duket marveshja mes klubeve është vendosur dhe do të sjellin kështu kalimin e tij për një vlerë prej 28 milion euro.

25 vjecari duket se ka rënë dakort sa i përket marveshjes personale që ka miratuar me ekipin. Deri më tani asgjë e re nuk është sjellë nga klubet. Por, duket një klimë pozitiviste sa i përket përfundimit të këtij kalimi. Një pagë e cila do të jetë 2.8 milion euro dhe një kontratë afatgjatë është pikërisht ajo që e shtyn Lang për të firmosur.
Tashmë pritet të njoftohet për datat e vizitave mjekësore të cilat do të jenë dhe finalizueset në këtë kalim të rëndësishëm. Holandezi është vendosur në qendër të vëmëndjes pas një forme mjaft të mirë ku ka kontribuar në 14 gola në këtë sezon.
Formë që e ka sjellë atë në qendër të vëmëndjes dhe është vlerësuar lër karakteristika të tij. Conte pritet ta shohë si një vlerë të shtuar shërbimin e tij në ekipin kampion italian.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.