Napoli, në një sezon ku pati mundësinë të jete dominues në Serinë A dhe një ndër pretendentët tashmë për të qenë fitues në të do të kërkojë që të bëjë një përforcim në sezonin e ardhshëm. Tashmë ata janë të pozicionuar në vendin e dytë në tabelë ku kërkohet që të vetmin angazhim që kanë pasi u skualifikuan dhe në Kupën e Italisë, të mund të sigurojnë një qëndrim të mire.
Me synim për një vend në sezonin e ardhshëm në UEFA Champions League ata do të shkojnë drejt përmirësimit dhe krijimit të një ekipi që dk të jetë pretendent në këtë kompeticion europian. Ekipi i Serisë A synon që të afrojë një prej lojtarëve qe ka spikatur në Feyenoord.

Igor Paixao pritet që të marrë një ofertë për tu bashkuar në Serinë A. 150 milion euro janë në dispozicion të Conte për të bërë të mundshëm kryherjen e këtij transferimi.
Me këtë kalim italianët kërkojnë që të përmirësojnë më tej ekipin e sulmit me një repart i cili është shumë më i fortë me një karakter si Paixao. Një sulmues dominues i cili ka karakter luftarak dhe teper organizativ është ajo cka shihet si mungesë nga Conte për ta pasur në ekipin e tij. Afrimi bëhet në këtë periudhë ku dhe forma e sulmuesit të Feyenoord është tepër e mirë pasi ka mundur të shënojë 11 gola në 38 paraqitje dhe të bëjë të mundur plot 15 asiste. Tashmë, Napoli është duke u treguar vizionar me qëllim përmkrësim në sezonin e ardhshëm.