Noa Lang së fundmi ka mundur të nënshkruajë me Napolin, ylli I PSV Eindhoven është vendosur zyrtarisht në Serinë A. Ka qenë pikërisht një kërkesë e klubit Italian për të siguruar shërbimin e sulmuesit holandez. Të vendosur në garën për të marrë shërbimin e tij kanë mundur që të finalizojnë kështu vendosjen e tij në këtë klub.
Napoli përmes një postimi në rrjetet sociale e ka ndarrë kështu këtë njoftim ku ka theksuar se është një prurje mjaft e rëndësishme. Një marveshje e cila u finalizua pas një oferte prej 25 milion euro për sportistin e rri. Njëherësh do të ketë mundësi që të përfitojë dhe një shumë prej 2 milion euro në formë bonusi.

PSV Eindhoven, do të ketë mundësi përfitimi dhe në vazhdim nga lojtari. Është pikërisht një shumë prej 10% që ata do të kenë mundësi të marrin nga cdo transferim I mundshëm I lojtarit. Tashmë, një lëvizje e tillë konsiderohet si e duhura në këtë sezon për Napolin. Ekipi që në këtë sezon u shpall kampion në Serinë A, kërkon të ketë më shumë potencial në sfidat europiane.
Ndaj dhe talenti holandez është konsideruar si opsioni I duhur për të sjellë përmirësimin e sulmit. Hallkë e cila do të ketë mbështetjen dhe të De Bruynë një tjetër transferimi të rëndësishëm të realizuar në këtë sezon. Kreativiteti dhe talenti I tij pritet të jenë posazërisht pjesë që konsiderohen si opsioni më I mirë në sulm. Napoli, pritet të sjellë një ekip që është konkurues, dhe të ketë opsione të ndryshme në të gjitha repartet e saj.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.