Një prej sportistëve I cili I përket historisë së NBA është ndarë nga jeta, një një sfidë disa vjecare Oliver Miller është ndarë nga jeta si pasojë e sëmundjes nga e cila ai vuante. 54 vjecari I përket historisë së NBA I cili luajti për nëntë sezone ku morri pjesë në disa prej ekipeve të ndryshme të kampionatit si: Phoenix Suns, Detroit Pistons, Toronto Raptors, Dallas Mavericks, Sacramento Kings dhe Minnesota Timberwolves.
Një ndër basketbollistët më të njohur për shkak jo vetëm të talentit të tij por dhe formave të tij gjigande në trup ku nisi karrierën e tij profesioniste në një peshë prej 120 kg dhe në fund të saj shkoi mbi 170 kg. Një standart peshe I panjohur deri më atëherë në igën profesioniste të sporti nga ku ngjallte dyshime në lidhje me aftësinë e tij dhe fleksibilitetin për të bërë të mundur se si ai trajtonte topin në fushën e lojës.
Miller është cilësuar shpesh si një lojtar I madh jo vetëm prej vlerave të tij dhe suksesit në NBA, ku pati një kerrierë goxha të gjatë sportive dhe mundi që të ishte një ndër emërat që la gjyrmë në historinë e basketbollit. Ai ka realizuar në total një seri prej 493 ndeshjesh, me një regjistrim mesatar prej 7.4 pikë dhe 1.5 bllokime në secilën prej ndeshjeve që ka marrë pjesë. Ndarja e tij ishte e papritur por prej vitesh ai ishte duke luftuar me një sëmundje nga e cila nuk mundi të mbijetonte, ai do të jetë përgjithmonë shembull I lojtarit gjigand I cili mundi të hyjë në historinë e NBA, si një ndër legjendat e basketbollit, duke qëndruar për shumë kohë mes nesh në lojën që la pas.