Ndeshjet e radhës në Superligën e Kosovës

Sot, do të zhvillohen ndeshjet e radësh në Superligën e Kosovës, përballje të cilat luhen për javën e 22-të. Dy prej takimeve të para do të zhvillohen sot dhe do të mbahen dy të tjera nesër dhe ndeshja e fundit e javës do të zhvillohet ditën e hënë.

Përballja e sotme është ajo mes Feronikel kundër Dukagjinit, një përballje tepër interesante duke qenë se Feronikeli është duke luftuar për të dalë nga vendi I fundit pavarësisht se është tepër e vështirë për ta. Dukagjini, gjithashtu nuk është duke kaluar ecurinë e tij më të mirë në këtë sezon ku ka hasur në pengesa të ndryshme dhe gjendet tashmë në zonën e rrezikut me dëshirë për të dalë. Kjo ndeshje pritet të jetë vendimtare për ta dhe të jetë një shtysë për të vendosur fatin në vazhdim.

Në përballjen tjetër do të ndeshet Suhareka me Gjilanin, vetëm dy pikë diferencë me njëra tjetërën ekipet do të kërkojnë për një mundësi dhe një rankim më të mirë në listë. Të ndodhura respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë, lufta e tyre drejt kryesisë ka ende rrugëtim që mund ta përmirësojnë gjatë këtij sezoni.

Në përballjet e tjera do të jetë një sfidë mes Drita kundër Ferizaj, Malisheva kundër FC Ballkani, Prishtina VS KF Llapi. Kjo është një javë interesante dhe vendimtre për ekipet që do të jenë pjesë e lojës duke qenë për shumë prej tyre do të përcaktohet fati I tyre në të ardhem për këtë sezon. Ndeshjet me më shumë interes janë ato që do të diktojnë se kush është në zonën e rrezikt dhe cili ekip rrezikon që të largohet nga Superliga.