Real Madrid vjen pas dy humbjeve të përsëritura. Rezultat i cili nuk ka qenë shumë i njohur lër ta në këtë sezon. Rikthimi i tyre në cerekfinale të Champions League ata nuk mundën të qëndronin sipër Arsenal. Londinezët arritën të shënonin pikërisht tre gola, duke mbajtur portën e pastër. Duket se ekipi kërkon të bëjë një reformim me kthimin e tyre. David Alaba rikthehet në fushën e lojës pas një dëmtimj afatgjatë, kjo e bën Realin të dyshojë në angazhimin e tij.
Mbrojtësi ka luajtur vetëm 600 minuta në 14 ndeshjet e tyre të fundit. Por që pas rikthimit në fushë ai ende nuj e ka përfunduar një ndeshje të plotë. Ekipi është treguar tepër bashkëpunes për të mbajtur mbrojtjen në atë formë duke pritur rikuperimin.

Përsëri në fushën e lojës ai nuk ka përmbushur aspak pritshmëritë e tij në ekip. Një mbrojtje e calë shihet si një pengesë për synimet e mëdha të Los Blancos. Me një mundësi qëndrimi deri në perfundimin e rregullt të kontratës. Por, konkurenca në ekip është tepër e fortë, Antonio Rudiger është një prej tyre i cili ka treguar një formë tepër të mirë në fushën e lojës.
Real po shikon mundësinë që gjatë kësaj vere të ftojë një tjetër mbrojtës në ekipin e tij. Kjo i rrit më shumë shanset që Alaba të qëndrojë më tej në ekipin madrilen. Një tjetër opsion është në rast qëndrimi ai do të ketë një sasi minutash tepër të ulta në ekip. Kjo e bën të qarte se si do të jetë e ardhmja e tij në ekip.