Ndryshimi në 10 vite, nga lojtari më I mirë drejt Meksikës

Ndryshimi në 10 vite, nga lojtari më I mirë drejt Meksikës

Sulmuesi francez I cili përpara dhjetë vitesh u vendos në pozitën e lojtarëve më të mirë të asaj kohe. Anthony Martial, një lojtar I cili shihej plot shpresë dhe mundësi në vendosjen e tij drejt një karriere më të mirë. Shumë prej klubeve të mëdha që shihnin atë pjesë të tyre dhe projekte të rëndësishme për të. Por, në vetëm dhjetë vite gjithcka është ndryshe për të. Tashmë, është bërë e ditur se vendosja e tij është finalizuar në Monterry, drejt Meksikës.

Martial I cili ishte duke u angazhuar në AEK Athinë duket se do të ketë një lëvizje jashtë futbollit europian. Edhe pse drejt Meksikës ai shihet pjesë e një projekti mjaft të rëndësishëm atje, ku do të ketë mundësi që të ndajë dhomën e zhveshjes me Sergio Ramos. Sulmuesi francez, I cili ka qenë pjesë e akademisë së Lyon është duke finalizuar një tjetër kalim të rëndësishëm në karrierën e tij.

Ndryshimi në 10 vite, nga lojtari më I mirë drejt Meksikës
Ndryshimi në 10 vite, nga lojtari më I mirë drejt Meksikës

Vera e 2013, shënoi dhe transfertën e tij të parë drejt Monaco dhe më tej arriti të kalojë në 2015 drejt Manchester United. Gjatë kësaj periudhe ai u vlerësua si një lojtar I rri plot mundësi dhe fitoi një cmim prestigjoz “Golden Boy”. Edhe pse gjatë karrierës së tij në Manchester United ai arriti të fitojë disa cmime mjaft të rëndësishme.

I grumbulluar me Francën gjatë 2015, ai ishte debutues dhe në Euro 2016 në finale e saj. Tashmë, në periudhën e fundit I vendosur në Greqi ai vendos të ndërmarrë një tjetër hap të rëndësishëm drejt Meksikës.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.