Real Madrid është duke sjellë në ekip tre nënshkrime të reaj, por kjo nuk do të jetë lëvizja e fundit e tyre. Ekipi është duke ndërmarrë dhe disa nënshkrime dhe një prej tyre I cili pritet të ndodhe në muajt në vijim. Por, pritet të ketë gjithashtu dhe disa kalime të reja, Los Blancos do të jetë shumë më kompetitiv në sezonin e ardhshëm.
Një prej kontratave e cila ka ngjallur shumë dyshime është dhe ajo e Vinicius JR. Lëvizja e tij është përfolur së tepërmi në këtë sezon ku është theksuar një lëvizje e tij e mundshme drejt Arabisë Saudite. Kalim I cili pritet të realziohet për një shifër rekord. Pavarësisht, se dëshira e lojtarit do të ishte qëndrimi I tij në klub për më gjatë.

Kjo pritet të jetë dhe e ardhmja e tij, por ndryshimet në minutën e fundit mund të sjellin pikërisht kalime të ndryshme. Është një periudhe e largët tashmë maji ku është cilësuar se ka një kontratë të re për të në ekip. Një marveshje e cila është arritur pavarësisht të gjitha pretendimeve të tyre në skuadër. Mesa duket ekipi nuk gjen asgjë për t’u shqetësuar duke synuar që të nënshkrujë me të një kontratë pesë vjecare. Pikërisht, qëndrimi I tij pritet të jetë deri në 2030. Klubi synon që ky rinovim të vijë në fund të përfundimit dhe të eventit ku janë duke marrë pjesë. Kjo shihet si një mënyrë e cila nuk do të sjellë shpërqëndrime për kalimin.