Manuel Neuer në moshën 39 vjecare vazhdon të mbetet një sensacion i rëndësishëm në portë. Gardiani i cili ka shërbyer për shumë kohë në fushën e lojës ka lënë një kontribut mjaft të rëndësishëm. Gjermani ishte i pranishëm në një tjetër fitore të ekipit të tij përballë Flamengos. Pikërisht formë e cila e kaloi ekipin e Bayern Munich në cerekfinale të Boterorit për Klube.
Araujo ishte ai i cili në minutën e 15 arriti përmes një goditje që të guxonte. Por, Neuer ishte atje për të treguar se ka një rol të rëndësishëm, duke ndaluar këtë gjuajtje. Me një reagim mjaft mbreslënës dhe të shpejtë. I pyetur në fund të sfidës për reagimin e tij ai cilësoi se ishte një mënyrë instiktive. Kjo tregon dhe njëherë se është i pazvendësueshëm në rolin e tij.

Pavarësisht se pësoi dy gola në këtë sfidë ai është përsëri në nivelin e duhur për t’u përballur me kampionët e europës. Përballja e tij do të jetë me Donnarummën në cerekfinale të Kupës së Botës për Klube. Neuer duket se ka mundur të gjejë formën e tij më të mirë. Kjo bëhët pas një sezoni mjaft të vështirë për të dhe disa lëkundjeve që ka hasur.
Është pikërisht një gabim që zhvilloi me ndeshjen e tij ndaj Real Madrid. Po ashtu e pashmangshme është dhe një gabim i tin ndaj ndeshjes me Leverkusen. Gjithsesi ai ka mundur të zejë një pjesë të qëndrueshme në ekip. Kujtim për të është pikërisht finalja e 2020 ku përballë PSG ka mundur të sigurojë një formë mjaft të mirë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.