Mesfushori Brazilian është në përfundimin e kontartës së tij më Neëcastle, ndaj ende nuk dihet fati I tij në lidhje me këtë rrugëtim nëse do të jetë përsëri pjesë e ekipit apo kujt kampionati do t’I përkasë në të kundërt. Rrugëtimi I tij në klubin anglez është I kushtëzuar dhe kjo është një marveshje e cila mund të bëjë klubi me mesfushorin.
Guimaraes mund të jetë pjesë e vazhdimit në Newcastele vetëm nëse ata fitojnë një kompeticion, kjo do e bëjë të mundur aktivizimin e mëtejshëm të tij duke u angazhuar si pjesë e ekipit me një kontartë të rinovuar. Por, nëse nuk ndodh forma e tij ka bërë të mundur që të ketë një seri kërkesash nga ekipe të mëdha të Premier Ligës dhe jo vetëm
Arsenal është një prej ekipeve që së fundmi kërkon të përforcojë mesfushën e saj pas dy largimeve që priten gjatë fundit të sezonit, përflitete për një kërkesë të tyre ndaj Guimaraes për të qenë pjesë e tyre duke shprehur gjithashtu gadishmërinë të jenë pjesë e pagesës që kërkohet për të.
Më parë klauzola për transferimin e mesfushorit Brazilian ishte më e lartë prej 100 milion por tashmë ata ofrojnë vetëm 60 për të, edhe vetë ai është shprehur optimist për një largim të mundshëm duke vlerësuar oportunitetet që sjell lëvizja dhe mundësitë që krijohen në raste të tilla duke e vlerësuar që të jetë një shkëputje e duhur për karrierën e tij të deritanishme. Qëllimi është të krijojë një vendim të duhur dhe të jetë një lëvizje e cila vendos më shumë minuta në dispozicion për mesfushorin.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.