Që prej fillimit të largimit të Neymar nga klubi katalanas aludohej se kthimi I tij do të ishte përsëri I mundshëm brenda vitit në këtë klub. Një rikthim I cili dhe sot pas shtatë vitesh ende diskutohet dhe shihet si një opsion I mundshëm. Janë kërkesat e tifozëve të cilët e bëjnë një lidhje kaq të fortë mes sulmuesit dhe klubit katalanas të cilët I shohin ngushtësisht të lidhur mes njërti-tjetërit.
Kalvari I rrugëtimit të Neymar ka qenë I ndryshëm gjatë këtyre viteve prej PSG ku ishte kalim I parë I sulmuesit Brazilian drejt Al-Hilal dhe tashmë Santos. Por, tashmë shihet interes dhe prej yllit Brazilian që të rikthehet në fushe nën fanellën e barcelonës. Pavarësisht, se ka kohë që diskutohet për një rikthim që prej largimit të Mesit nga ekipi, por që pa rezultat nuk u pa asnjë veprim aktiv nga ana e të dy palëve.
Një dëmtim në gju e bëri që braziliani të shkëpuste kontratën me ekipin arab dhe të lidhte një kontartë afatshkurtër me Sntosin, qëllimi I saj ishte rimarrja e formës në një mënyrë shumë më të ngadaltë dhe të kishte kohën e duhur në dispozicion për tu përmirësuar dhe të kishte lirinë në angazhimin e tij.
Por tashmë shihet një interes I dyanshëm I tyre për të pasur një rikthim, menazherët e yllit Brazilian po shqyrtojn një ofertë nga klubi katalanas dhe e shikojnë si të mundshëm një rikthim të tij në pjesën e ekipit. Gjithashtu, Neymar është shprehur se është I gatshëm të ribashkohet me klubin ku ai nisi suksesin dhe pse jo të jetë dhe mbyllja e tij në një klub me histori. Mbetet të shihet se si do të shkojë kjo transfertë e mundshme e cila nuk u realizua gjatë merkatos së dimrit, duke qenë se një zë kundër kësaj lëvizje ishte dhe Hans Flick I cili ishte shprehur jo mbështetës në këtë vendim të klubit për rikthimin e Neymar.