Manchester United mendohet se do të bëjë një transferim mjaft të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe. Ekipi anglez ka ngritur mjaft dyshime se qëllimi I tyre është përgatitja e një transferimi bombastik në ekip. Media të ndryshme e kanë theksuar se Neymar është vendosur nën lupën e tyre dhe mund të kërkojnë transferimin e tij në angli.
Braziliani I cili në këto sezone ka qenë pjesë e Santos, ekipit brazilian ka kaluar një kalvar mjaft të gjatë lëndimesh. Është pikërisht kjo një arsye mjaft e fortë që e bën shumë prej mbështetësve të jenë dyshues, nëse forma e tij do të jetë e përshtatshme për Premier Ligë. Neymar padyshim është një emër I madh në futboll me kontribute të jashtëzakonshme.

Ai është golashënuesi më I mirë I të gjitha kohërave në ekipin e tij kombëtar, me 79 gola të shënuar në 128 ndeshje. Edhe pse ishte këshilluar që të mos vazhdonte më tej aktivitetin ai u rikthye në Santos. Rikthim I cili I dha një shtysë mjaft të madhe ekipit I cili ishte duke rënë nga kategoria.
Po ashtu qëndrimi I tij në Al Hilal u ndërpre për shkak të një dëmtimi, cka e vendosën kështu në qytetin e tij të lindjes. Lojtari një ndër më të mirët në pozicionin e tij tashmë mund të shërbejë si një shtysë e mëtjeshme për Manchester United. Edhe pse në këtë periudhë ai është lidhur me një tjetër transferim të mundshëm, drejt MLS.



