Neymar ka mundur të sjellë një fitore të rëndësishme për Santos në ndeshjen e parë. Kampionati Brazilian sapo ka startuar dhe ka qenë Neymar që ka mundur të sjellë një fitore 1-0 ndaj lidërve të kampionatit Flamingo. Në ndeshjen e zhvilluar braziliani pati një formë mjaft të mirë e cila mund të konsiderohet dhe si një rikthim i mundshëm i tij.
Ish ylli i cili ka luajtur për klube të mëdha si Barcelona apo dhe Paris Saint Germain tashmë eshtë rikthyer në Santos. Kalim i cili është realizuar pas disa problemeve të herë pas hershme shëndetësore të tij të hasura në angazhimin e tij në arabinë saudite. Forma e tij ka qenë shpesh herë në diskutime të ndryshme. Lojtari është gjykuar për shkak të mungesës së disiplinës dhe pse një ndër yjet në fushën e lojës.

I ndeshur njëherësh dhe me disa probleme të ndryshme muskulore dhe shëndetësore është vendosur jashtë ekipit për një periudhë të gjatë. Janë pikërisht këto sfida që e kanë kryqëzuar duke e lënë jashtë fushe për shumë kohë. Tashmë, në këtë rikthim ai është duke treguar se është ende në formën për të qenë më i miri. Angazhimi i tij në Brazil ka ardhur pas një tjetër sezoni që ai kish kaluar këtu.
Fitorja e Santos e vendos klubin vetëm 13 pikë larg duke synuar dhe një herë prekjen e kreut. Mundësi mjaft e mirë kjo që të jenë ende në lojë dhe të shpresojnë për një renditje të favorshme në të.