Xabi Alonso në projektimin e Real Madrid në këtë sezon ka sjellë gjithashtu dhe mbritjen e Nico Paz në ekip. Argjentinasi është vlerësuar si një figurë e rëndësishme në planin që është duke sjellë Alonos në ndërtimin e madrilenëve. Mediat, janë ato të cilat shtojnë se për të tashmë gara do të jetë shumë më e ashpër. Duke qenë se është vendosur dhe një ekip I rri.
Trajneri spanjoll e ka identifikuar Paz si një pjesë të rëndësishme në ekipin e tyre këtë sezon. Ka qenë pikërisht dëshira e tij që të tërhiqte në ekipin që është duke ndërtuar. Pavarësisht se deri më tani janë tre prurje të reaj dhe tepër serioze. Drejtuesit e shohin të arsyeshme që afrimet të jenë për të siguruar këtë sezon.

Bordi vjen me këtë kërkesë pas një sezoni aspak të mirë për Madrilenet dhe një largimi të rëndësishëm nga ekipi si Ancelotti. Nico Paz I cili pati një sezon mjaft të mirë me Como, në Serinë A është vlerësuat si afrimi I duhur. Ka qenë një mundësi e mirë qëndrimi I tij në ekip pas dështimit për të afruar Martin Zubimendin.
Alonso I cili ka një njohje mjaft të mirë të lojtarit që prej periudhës kur drejtonte akademinë e Real Madrid e ka vendosur në listë. Inter është një tjetër ekip I cili e ka konsideruar afrimin e tij. Los Blancos më herët e ka vendosur një klauzolë për rikthimin e tij. Por do të jetë vullneti I lojtarit I cili do të zgjedhë një bashkim apo jo.