Real Madrid duket ekipi I cili ka shprehur interein real për transferimin e Williams në ekipin e tyre. Anësori spanjoll I cili luan për Athletic Bilbao në sezonin e shkuar refuzoi një prej ofertave të Barcelonës. Zgjedhja e tij ishte pikërisht Bilbao ekipi I tij I fëmijrisë. Forma e tij në ndeshjet që zhvilloi Spanja në kampionatin eruopian padyshim që ishin ndikues në afrimin e tij. Me një transferim I cili besohet se do të ishte më I thjeshtë për shkak të miqësisë së Yamal me të.
Tani, Real Madrid e sheh si opsionin e tij më të mirë këtë transferim. Ata janë duke kërkuar prej Bilbao që anësori në sezonin e ardhshëm të bashkohet me ta. Kjo do të sjellë një repart ofensiv shumë më të përgatitur dhe të përforcuar për qëllimin e tyre. Por, mesa duket afrimi I tij në Bernabu mund të sjellë dhe një largim prej Los Blancos. Rodrygo është emëri më I lakuar për një largim të mundshëm nëse kjo do të finalizohet si transfertë.

Williams I cili ka një klauzolë lirimi prej 55 milion deri në 60 milion nuk pritet të jetë një shumë e frikshme për ekipin e Real. I cili është në gjendje që për anësorin të ofrojë të gjithë këtë shumë. Janë pikërisht Madrilenët që do të bëjnë ofertën e tyre në momentin që marrin dritën jeshile prej Xabi Alonso që do të marrë drejtimin e ekipit. Kjo, duke qenë se ai luan në të njëjtën formë me shumë prej emërave të rëndësishëm në ekip. Ndaj do të duhet një përcaktim sa I përket këresës që do të bëhët.