Nicolas Jackson kalon nga Chelse në Bayern Munich

Nicolas Jackson kalon nga Chelse në Bayern Munich

Bayern Munich ka mundur të finalizojë një marveshje tepër të rëndësishme sa I përket kalimit të sulmuesit të Chelsea. Nicolas Jackson është huazuar nga ekipi gjerman me të drejtën e blerjes. Është klubi gjerman I cili do të duhet të paguajë 16.5 milion euro për shërbimin e tij në formë huazimi. Një shumë e cila erdhi drejt rritjes duke qenë se pagesa fillestare e kërkuar ishte vetëm 15 milion euro. Sa I përket klauzolës së blerjes ka qenë ekipi I Chelseas që ka kërkuar të ishte pjesë e kontratës.

Njehrësh për këtë kalim ka shprehur pëlqimin dhe Jackson I cili ka zgjedhur që të bëhët pjesë e skuadrës gjermane me një kontratë e cila është pesë vjecare. I vendosur në sitën e shumë klubeve ka qenë pikërisht Bayern I cili arriti të sigurojë më tej shërbimin e tij. Duke qenë se fillimisht klubi gjerman nuk ishte përmenduar fare sa I përket një kalimi.

Nicolas Jackson kalon nga Chelse në Bayern Munich
Nicolas Jackson kalon nga Chelse në Bayern Munich

Jackson ka qenë ai I cili karrierën e ka nisur në Senegal dhe më pas ka ardhur një transferim I tij në ekipin e parë të Villarreal. Kalimi I tij drejt Chelsea erdhi në vitin 2023 ku arriti të dëshmojë për një formë mjaft të mirë atje. I vendosur në një rol të rëndësishëm arriti të spikasë dhe të krijojë kështu një karakter të tijin në fushën e lojës. Bayer e ka vlerësuar këtë dhe e ka vendosur sulmuesin pjesë të skuadrës duke synuar të sjellë një stil më ndryshe në lojën e tyre.