Nicolas Jackson është vendosur në listën e lojtarëve që do të largohen nga skuadra në këtë verë. Chelsea e ka konsideruar atë në formën jo të mirë për të pasur vazhdimësi. Në këtë mënyrë është ndërmarrë dhe një hap që do e vendosë lojtarin jashtë skuadre. Me disa ndryshime drastike që vijnë në repartin ofensiv është pikërisht dhe emëri I tij që është cilësuar si opsion që do të duhet të zvendësohet. 24 vjecari pritet të dalë në shitje për shkak të këtyre ndryshimeve.
Janë pikërisht dy prurjet e reja që kanë rritur më shumë presionin I cili bie me lojtarin. Me më pak hapësirë në sulm është I vendosur drejt një zgjedhje që e zhvendos jashtë skuadre. Blutë e londrës e kanë finalizuar mbritjen e Liam Delap dhe Joao Pedro që e shtyn më tej këtë transferim.

Jackson I cili ka një paraqitje prej 81 daljesh ka bërë të mundur shënimin e një serie prej 30 golash. Një formë e cila nuk është tepër e qëndrueshme ka shërbyer më tej për t’u cilësuar si jashtë skuadre. Shumë klube kanë shprehur interesin për lojtarin duke bërë kërkesë në afrimin e tij. Dhe pse ende nuk është bërë e ditur se ku do të kryeht kjo transfertë.
Vetë klube të Premier Ligës janë të hapur për të pasur shërbimin e tij, por nuk ngelen të vetmet. Pasi dhe Europa mund të shërbejë si një mundësi tjetër që ai të zhvillojë lojën e tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.