Real Madrid në javën që sapo lamë pas arriti të mbijtonte në dy sfida tepër të vështira. Ekipi I cili në përballjen me Barcelonën dhe Juventus mundi të sigurojë kështu një hap shumë më të sigurt. Udhëtimi I të cilëve përfundoi me dy fitore, Alonso I cili me zgjedhjen e tij arriti të bënte më të mirën.
Katër lojtarë të cilët u vendosën në mesfushë, me një sulm I cili kishte Mbappe dhe Vinicuis në sulm. Konkurenca e lartë në skuadër dhe zgjedhja e vështirë bën përsëri që një lojtar të sakrifikohet dhe ky ishte fati I Franco Mastantuono. Argjentinasi dhe pse është në moshë të re ka mundur të tregojë një formë mjaft të mirë. Mirë po ende nuk është në formacionin titullar si zgjedhja e parë e Alonso.

Tekniku në një intervistë të dhënë më herët nuk e ka fshehur aspak interesin që ka për angazhimin e tij. Është një transferim I rri I lojtarit të rri I cili do të duhet të gjejë më tej dhe veten. Sapo ka mbushur 18 vjec ai ka kohën e duhur për të pasur përshtatjen më të mirë në skuadër.
Por, dy takimet e fundit duket se kanë treguar të kundërtën. Rëndësia e tij duket se është zvogëluar në mënyrë drastike. Ai ka mundur të sigurojë vetëm gjashtë minuta në ndeshjen kundër Juventus, ndërsa El Clasico e përballi me një mospërfshirje në sfidë. Edhe pse Alonso bëri mjaft ndryshime duket se nuk e ka konsideruar përfshirjen e tij.



