Joao Palhinha është shumë pranë zhvendosjes së tij në Premier Ligë. Lojari I cili shërben në Bayern Munich duket se nuk ka gjetur hapësirat e duhura në ekip. Bundesliga duket se nuk ishte përshtatja e duhur për të dhe më tej dhe Bayern Munich që për lojtarin ka vepruar me vështirësi. Tashmë, bëhët e ditur se shumë shpejt lojtari 30 vjecar do të jetë në Londër për të kryer të gjitha testet mjekësore në një transferim të mundshëm.
Tottenham është pritësi I lojtarit dhe duket se marveshja mes dy klubeve është bërë për një huazim të mundshëm. Po ashtu në këtë marveshje përmendet dhe klauzola e blerjes por nuk do të jetë e detyrueshme për klubin anglez. Për shërbimin përfundimtar të Palhinha klubi anglez do të duhet të paguajë një shumë prej 30 milion euro.

Transferta e tij në Munich u bë prej Fullham me një vlerë prej 51 milion euro. Me vetëm 10 nga 25 ndeshjet që ai ka qenë I pranishëm në këtë sezon ka nisur në formën e titullarit. Shpesh ai nuk është konisderuar në formën më të mirë nga Kompany për të qenë aktiv në fushën e lojës.
Mesfushori duket se në Premier Ligë një ligë që e njeh më shumë mund të ketë kalimin e tij më të rëndësishëm. Loja e tij e zhvilluar me karakter mbrojtës e bën që zgjedhja e tyre të jetë e përqëndruar dhe të shërbejë si një përforcim I duhur për Tottenham. Tashmë me këtë rikthim ai mund të synojë përsëri rolin e liderit në fushën e lojës.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.